Sporti

Itali – Angli, kjo kombëtare shihet si më favorite nga kuotat e basteve

03/23/2023 15:58
nga:Mergim Rreci

Kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024 fillojnë sot.

Në program janë 8 ndeshje interesante, atje ku kombëtaret evropiane fillojnë misionet e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Pa asnjë dyshim, vëmendja e të gjithëve shkon tek takimi mes Italisë dhe Anglisë, dy finalistëve të ‘Euro 2020’.

Italia e kishte fituar në ‘Wembley’ trofeun e madh evopian, me Anglinë që kërkon ‘hakmarrjen’ sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Kuotat e basteve e kanë vlerësuar si të barabartë këtë takim, me Anglinë që shihet si pak më favorite në nuanca të vogla.