Lajme

Isufi: Reflektimi i presidentes pas katër vitesh është shumë i vonshëm

11/22/2024 18:50
nga:Sh R

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në FIVE në RTV Dukagjini ka folur rreth deklarimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dje para deputetëve të Kuvendi të Kosovës.

Isufi ka thënë se sa ishte seanca, e kemi dëgjuar fjalimin por se presidentja pas katër vitesh po fillon me reflektu. Është krejt vonë, se deri tani të gjitha ato që kanë qenë zhvillime në Kosovë janë në partneritet të përbashkët me koalicionin që ka pas me Vetëvendosjen’.

Sipas Ahmetit Osmani ka obligimet e veta sa I përket asaj që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje dhe se në fund të mandatit po mundohet që të ndahet por këtu është veç hapi I parë I qarjes së tyre.

Ahmeti ka thënë se nuk kanë qëndruar në Kuvend sepse Presidentja nuk ka përfaqësuar unitetin e popullit. Ai ka thënë se ka qenë shumë e izoluar në raport me partitë politike opozitare.

Presidentja ‘’iu ka përshtatë qeverisë së Kosovës duke aprovuar gjithçka që ka ndodh në Kosovë’’, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se në fjalimin e saj, presidentja vërehet se përfundimisht ka ndarë rrugët me Kurtin.