Lajme

Isuf Kamerolli kandidat i AAK-së për Asamble ne Podujevë, Tahiri: Kemi ofertën më serioze për llapjanët

06/26/2021 12:54
nga:M K

Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka mirëpritur edhe një kandidat për Asamble Komunale në ekipin e tij.

Isuf Kamerolli është Profesor i cili jetën ia ka kushtuar arsimit dhe sportit, ai i është bashkuar ekipit të kandidatëve për Asamble Komunale të AAK-së në Podujevë.

Besnik Tahiri kandidati për kryetar të komunës ka thënë se është nder dhe mundësi e veçantë që të ketë bashkëpunëtorë Profesor Isufin i cili në rrethana të vështira ka arritur që shumë të rinjëve t’ua kthej sportin në mënyrë jetese që në thelb është kontribut i rrallë në avancimin dhe zhvillimin e rinisë.

“Profesori Isuf, me përvojën e tij, angazhimin e kontributin, ka dhënë shembull, të një idealisti që dijen, pasionin e përkushtimin ta kthej në vepër për të rinjtë e qytetin, duke e ngjitur lart në rezultate. Ai, do të udhëheqë, çështjet që ndërlidhen dhe janë komplementare, në mes edukimit sportiv dhe klubeve”.

“ Sinergjia e krijuar në ekipë, mes entuziazmit e dinamikës së të rinjëve dhe përvojës e njohjes siç është shembulli me Profesorin Isuf, bëjnë që ta kemi të plotë mozaikun, e vlerësimit të kontributit të brezave dhe vizionin për të ardhmen në ‘Programin Zhvillimor për Podujevën 2025’”, ka thënë Tahiri.