Drejtori Ekzekutiv i Forumit Ballkanik, Astrit Istrefi thotë se ka frikë që mund të ketë eskalim të masave ndaj Kosovës, para se ato të merren ndaj Serbisë.
“Tani kuptohet që presioni është në Qeverinë e Kosovës. Shënjestra jemi ne. Deri para pak ditësh nuk kishim masa ndëshkuese ndaj vendit tonë. Sot mund të quhen edhe masa të buta, edhe të shpërfillen, mund edhe të relativizohen. Unë kam frikë që mund të ketë eskalim shumë më të madh të masave ndëshkuese ndaj Kosovës para se të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë”, ka thënë Istrefi.
Istrefi ka shtuar se ndonëse kryeministri Kurti po thirret në ligjshëmëri, ai po u kërkon qytetarëve që në mënyrë joligjore të nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarëve të komunave veriore.
“Se ka një paradoks në argumentimin e kryeministrit. Nëse thuhet se na duhet ta zbatojmë kushtetutshmërinë edhe ligjshmërinë në vendin tonë, atëherë si merr kryeministri zotim që pikërisht mos ta zbatojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë duke i kërkuar qytetarëve të Kosovës në veri që të nënshkruajnë një peticion për t’i larguar kryetarët e zgjedhur të komunave në mënyrë legale. Prandaj këtu është një paradoks shumë i madh. Jemi në një situatë absurde kur partnerët strategjik e shtojnë presionin ndaj Kosovës”, ka thënë Istrefi në Këndin e Debatit në Tëvë 1.