Sporti

Istogu – Dukagjini, këto janë pamjet e fundit nga stadiumi “Demush Mavraj”

04/07/2021 11:46
nga:Mergim Rreci

Sot pritet të zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Istogut dhe Dukagjinit. Futbolli kosovar nuk ka pasur asnjëherë në finale të Kupës një skuadër nga Liga e Parë, derisa në këtë vit njëra nga Istogu apo Dukagjini do të luftojnë në finalen e madhe të kësaj gare.

Të dy skuadrat po zhvillojnë paraqitje shumë të mira në Ligën e Parë dhe mëtojnë që nga viti tjetër të jenë pjesë e Superligës.

Në orët e para të mengjesit ka pasur reshje të mëdha të borës dhe kësisoj stadiumi në Istog ëshë mbuluar nga bora.

Aktualisht këto janë pamjet e fundit që vijnë nga stadiumi “Demush Mavraj”

Megjithatë, atje po punohet dhe ndeshja pritet të zhvillohet normalisht me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic/