Lajme

Istog: Shoqërohet në polici një person për armëmbajtje pa leje

01/27/2024 09:43
nga:Sh R

Është shoqëruar në polici një person në fshatin Lubozhdë të Istogut, pasi të njëjtit i janë gjetur një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.