Lajme

Istog: Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, ajo me fëmijët dërgohet te familja e saj

05/04/2024 08:45
nga:Sh R

Një grua në Istog ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, pas një mosmarrëveshje.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima me dy fëmijët është dërguar te familja e saj.

Ngjarja ka ndodhur të premten, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton policia.