Drita mori një barazim me shumë vlerë ndaj gjigantit holandez, Feyenoord.
“Intelektualët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, duke luajtur pa gola 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje pa shumë raste shënimi dhe që u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat.
Megjithatë, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi siç duket nuk e ka shikuar fare ndeshjen e sotme.
Ai postoi një fotografi me mbishkrimin “Duke shiku tenis, Roger Federer”.



