Skuadra e Gjilanit aktualisht luan pa objektiva në Superligën e Kosovës në futboll, pasi nuk ka gjasa më të sigurojë titullin apo edhe garat evopiane.
Megjithatë, klubi i Florim Zukës po punon për edicionin e ri dhe ka filluar të konsolidojë skuadrën në mënyrë që edicionin e ardhshëm të jenë sa më kompetitiv, shkruan GazetaBlic Sport.
Ismet Munishi, kryetrajneri i Gjilanit në emisionet sportive ka konfirmuar që objektivi i tij i vetëm këtë sezon është të shoh gjendjen e lojtarëve dhe të përforcojë skuadrën për stinorin e ardhshëm.
E siç duket, klubi nga Gjilani veç ka startuar të interesohet për disa futbollistë dhe të largojë disa të tjerë.
Gjilani ka shprehur interesim për mbrojtësin e klubit të Feronikelit, Ylli Hoxha.
Mbrojtësi i majtë 33 vjeçar është i preferuari i Gjilanit në repartin e mbrojtjes. Hoxha është një ndër lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit.
Megjithatë, për momentin, klubi i Gjilanit akoma nuk ka arritur marrëveshje, por interesimi ekziston dhe mundësia që ai të ndërrojë skuadër në merkato mund të rritet në vazhdim.
/GazetaBlic Sport


