Sporti

Ismet Munishi: Secila fitore është e madhe sidomos me një kundërshtar si Llapi

10/22/2022 20:06
nga:E K

Prishtina arriti fitore sot ndaj Llapit.

Derbi kosovar, i takoi Prishtinës e cila fitoi me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi Leotrim Kryeziu.

Kryeziu gjeti golin pas asistimit të Kreshnik Ukës në minutën e 37’të të takimit.

Kreshnik Uka asistoi edhe në golin e dytë të skuadrës së Ismet Munishit.

Pasimin e tij e konkretizoi në gol Endrit Krasniqi në minutën e 86’të të takimit për të vulosur epilogun e këtij dueli.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi i cili tha se çdo fitore ka vlerë të madhe, por natyrisht se në derbi fitorja merr rëndësi të veçantë.

“Secila fitore është e madhe sidomos me një kundërshtar si ky i sotmi. Është mirë që sot Kreshiku ka luajtur në mënyrë fantastike, Kryeziu. Në përgjithësi ka qenë një javë e mirë për ne pas fillimit jo të mirë”, tha Ismet Munishi.

/GazetaBlic Sport/