Sporti

Ismet Munishi: “Puna e penalltive është tepru”

09/16/2021 18:11
nga:E K

Prishtina dhe Gjilani ndanë sot pikët në një ndeshje me fund dramatik

Prishtina shënoi e para nga penalltia pas ndërhyrjes së Halilit i cili u largua nga loja pas dy kartonave të verdhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Besnik Krasniqi i cili shënoi në minutën e 83’të të takimit.

Krejt në fund Gjilani arriti të barazonte rezultatin me anë të Albert Dabiqaj i cili realizoi me kokë.

Pas ndeshjes u prononcua për Art Sport trajneri Ismet Munishi i cili fillimisht tha se i pëlqeu karakteri i lojtarëve të tij.

“Normalisht ne ishim me 10 lojtarë ishim në disavantazh unë iu gëzova karakterit të lojtarëve që nuk u dorzuan deri në fund, lufta deri në minutat e fundit më pëlqeu. Ne nuk kalkulojmë dhe nuk vijmë për një pikë, Prishtina ishte ekip i mirë, na pamundësoj të dalim në kundërzbritje, unë besoj që pikën e fitum me plotë meritë”, tha fillimisht trajneri i Gjilanit

I pyetur për penalltinë e akorduar për Prishtinën ai tha se nuk do ta komentoj, por se puna e penalltive është tepruar.

“Ma merr mendja që është e tepërt me penallti, nuk dua ta komentoj. Puna e penalltive pak është tepru”, tha Munishi.

/GazetaBlic Sport/