Sporti

Ismet Munishi: Prej që merrem me futboll, kurrë s’kam pa paraqitje ma të dobët se këtë tonën në pjesën e parë

09/29/2021 17:20
nga:Lorik J

Gjilani pas fitores në derbi ndaj Dritës, ka marrë edhe një fitore tepër të rëndësishme ndaj Llapit.

Ekipi i Ismet Munishit ka fituar ndaj Llapit të Batatinës me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi tha se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në pjesën e parë, por fitorja i mbulon të gjitha sipas tij.

“Si luajtëm në pjesën e parë, pjesa e parë si me lujtë në ligën e katërt, pjesën e dytë si me kon Premierliga. Kam qene i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha. Nuk du kësi çasje si ishte në pjesën e parë. Ka qenë një pjesë e parë më e dobëta prej që merrem une me futboll”, tha fillimisht Ismet Munishi për Art Sport.

“Për gjashtë ditë i kemi tri ndeshje, se di çfare orari ose çka po ndodhë. Pardje kemi lujtë me Dritën, sot luajtëm me Llapin, pas dy dite me Malishevën. Nuk kemi mundësi me lujtë kaq shumë ndeshje në këtë afat të shkurtë”, vazhdoi ai.

“Unë nuk e komentoj referimin, Mentor Ajeti është një prej referëve më të mirë në Superligë. Unë edhe kur kam pas ankesa dhe dyshime në referim nuk e kam komentu dhe s’do ta komentojë më asnjëherë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport