Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Gjilani dhe Drenica barazuan pa gola 0 me 0, shkruan GazetaBlic.
Ishte një ndeshje pa shumë raste shënimi.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u deklarua shumë i pakënaqur me skuadrën e tij.
“Më vjen turp që nuk goditem njëherë në portë. Ajo se çka më pengon mua është se ne duhet të rrezikojmë më shumë, e kam një ndjenjë që disa lojtarë po luajnë me alibi që vetëm nga frika mos të gabojmë. Komplimente për kolegun Sermaxhaj që e kishte përgatitur shume mirë ndeshjen, Drenica e mori një pikë me shumë meritë. Ne po përgatitemi për sezonin e ri. Sulmin do ta rregullojmë në afatin kalimtar ku do ta rrisim konkurencën, do të fillojmë fazën përgatitore më herët, sepse nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e lojës që e kemi momentalisht.
/GazetaBlic/


