Skuadra e Gjilanit ka fituar sot ndaj Drenicës me rezultatin 2:1.
Gjilani ka mposhtur Drenicën dhe tashmë ndodhet në vendin e tretë me vetëm një pikë më pak se Ballkani në vendin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Para pak çastesh, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar në rrjetin social, Facebook – duke aluduar se skuadra e tij është më e forta, teksa për Gerhard Prognin ka potencuar se është “baba”.
“Sa po shoh une , na jemi me te fortit edhe asni zooo. Qet edhe pranone realitetin. Progni eshte Baba edhe pikë. Naten e mirë”, shkroi Munishi në Facebook.
/GazetaBlic Sport


