Sporti

Ismet Munishi merr fitore të rëndësishme, Dukagjini mposht Feronikelin

04/27/2025 16:55
nga:Lorik J

Dukagjini ka shënuar një fitore të rëndësishme në Superligë.

Klinasit triumfuan ngushtë 2:1 ndaj Feronikelit 74, që tashmë e ka të konfirmuar rënien nga elita.

Me këtë fitore, Dukagjini tani kalon në vendin e gjashtë me 40 pikë, një më shumë se Prishtina e Llapi që gjenden në pozitat 7 dhe 8, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 është i fundit me 15 pikë të grumbulluara.