Skuadra e Gjilanit ka nisur jo edhe shumë mirë stinorin pranveror, pasi ka barazuar 1:1 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” të shtunën.
Klubi i Gjilanit pas këtij gabimi ka humbur vendin e parë në tabelë dhe tani ndodhet në pozitën e tretë, me një pikë më pak se FC Drita që tashmë kryeson kampionatin, përcjell GazetaBlic Sport.
Ismet Munishi, kryetrajneri i Gjilanit para pak çastesh ka publikuar një fotografi të klubit të tij me mbishkrimin:
“15 ndeshje pa humbje dhe skuadra më e dëmtuar në Superligë! Vazhdojmë fuqishëm”.
/GazetaBlic Sport


