Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi thotë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që të protesojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Gjilanit, për shkak të neglizhimit në punimet tek stadiumi i qytetit në Gjilan.
Punimet në stadiumin e Gjilanit janë duke u neglizhuar jashtëzakonisht shumë, pasi ka vite të tëra që ky stadium nuk është rinovuar e përfunduar ashtu siç pritej, shkruan GazetaBlic Sport.
E në lidhje me këtë, klubet më nuk do të durojnë. Sipas Munishit, ata janë gati të protestojnë që të përfundojë më në fund ky rinovim i stadiumit të një qyteti që e do aq shumë futbollin.
“Jemi duke e shqyrtu mundesinë para Qeverisë dhe Komunës se Gjilanit, pasi tani është e tepërt, s’ka më kuptim, nuk ia vlen – më vjen marre me diskutu këtë temë. Atyre nuk iu vjen marre që nuk e rregullojnë atë stadium, na e dimë ku shkojnë paret, maca-kuca tek ne i marrin paratë, e nuk e rregullojnë atë stadium”, tha Munishi në ATV.
/GazetaBlic Sport


