Sporti

Ismet Munishi flet pas derbit ndaj Dritës: Rezultati i sotëm është real, nuk guxojmë të pranojmë gola si ky sot

03/10/2022 15:14
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me dy skuadrat që kërkuan fitoren deri në sekondat e fundit.

Kelmendi shënoi për Gjilanin në pjesën e parë, kurse Blakçori barazoi shifrat në 1 me 1.

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi foli pas ndeshjes, ku tha se rezultati i arritur është real për rrjedhën e ndeshjes.

“Kjo është një ndeshje derbi, ka pasur disa gabime për shkak të fushës së rënduar. Mendoj se rezultati i sotëm është real. Nuk guxojmë të pësojmë gola siç pranuam sot. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, tha Munishi.

/GazetaBlic Sport/