Gjilani ka arritur fitore minimale si mysafir ndaj Feronikelit.
Skuadra e Ismet Munishit fitoi me rezultat 1-0 me golin e realizuar nga Progni në minutën e 66’të nga penalltia, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, u prononcua për “Art Sport”.
Ai tha se Gjilani ende nuk është kompletuar dhe se në vazhdim do të jenë më të fortë.
“Normalisht që ne i gëzohemi fitores, është fitorja e parë, fitorja është e rëndësishme në një ligë kompetitive. Po vijmë deri te rastet lojtarët po punojnë mirë, ne nuk jemi të kompletuar ende, shumë lojtarë vijnë nga lëndimet dhe nuk janë në 100%, besoj kur të kompletohemi do të jemi më të fuqishëm.
Unë besoj se kemi forcë dhe kualtitet për gjëra të mëdhaja, çdo gjë do të vije me kohën e vet”, tha Munishi.
/GazetaBlic Sport/


