Sporti

Ismet Munishi: Është bërë anti-reklamë e madhe ndaj Prishtinës

06/26/2022 23:08
nga:Lorik J

Ismet Munishi beson se në muajt e fundit është bërë një anti-reklamë e madhe ndaj Prishtinës.

Munishi ka marrë drejtimin e FC Prishtinës dhe do të tentojë këndelljen e klubit në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sezonin e kaluar nuk ka pas sezon të mirë klubi ynë. Situata tani është përmirësuar, tash e tutje edhe nëse kemi probleme (jo të kësaj natyre), duhet të ketë kujdes në media, sepse aq është bë anti-reklamë për Prishtinën gjatë këtyre gjashtë muajve, sa që prej që ekziston klubi nuk është bë anti-reklamë më e madhe”, tha Munishi në Sporti Total.

Ai thotë se tani ka ndryshuar situata tek klubi dhe gjërat janë të sigurta.

“Për këtë kanë kontribuar gjithë akterët, edhe zyrtarët. Duhet të ketë një strategji, një mobilizim brenda, duhet zgjidhen gjërat brenda familjes, jo gjithçka të flitet në media. Ajo anti-reklamë ka ndiku edhe brenda, disa lojtarë e kanë humb besimin. Sot kontratat janë të sigurta dhe pagat e futbollistëve poashtu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport