Skuadra e Gjilanit ka barazuar ndaj Prishtinës në shtëpi me rezultatin 1-1.
Hoti shënoi për Prishtinën, kurse Progni për Gjilanin në këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ismet Munishi, trajneri i Gjilani tha se po penalizohen paksa, pasi pothuajse në çdo derbi po luajnë me një lojtar më pak,
“Jam shumë i kënaqur me lojën, edhe në pjesën e parë dhe në të dytën luajtëm mirë, më dhimbset ajo situatë tek goli, por këto interpretimet po i bëjnë kush si po dëshirojnë, s’po du me komentu më shumë”, tha fillimisht Munishi për Art Sport.
“Në të gjitha ndeshjet derbi po luajmë me një lojtarë më pak, është pak e tepërt, nuk besoj që ka qenë karton i kuq, është kartoni i tretë që po e marrim prej Dardanit (Çaka), ai ka lujtë vet futboll dhe duhet ta ndjejë më shumë lojën”, përfundoi Munishi.
/GazetaBlic Sport


