Lajme

Ismet Kryeziu: Nëse çështja e dinarit diskutohet në Bruksel, nuk është tema e parë që i rregullon çështjet e brendshme të Kosovës

02/28/2024 15:23
nga:Sh R

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu, thotë se nëse çështja e dinarit diskutohet në Bruksel, nuk është tema e parë që i rregullon çështjet e brendshme të Kosovës.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dialogu po interpretohet se ka devijuar nga normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Dialogu për normalizim, s’ka filluar vetëm për çështjet e hapura mes këtyre dy shteteve, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por dhe për të trajtuar, zbatuar dhe integruar të drejtat dhe përfaqësimin e komunitetit serb në Kosovën e pavarur. Është më kompleks se sa interpretohet”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi i plotë: