Lajme

Ismet Kryeziu kritikon tërheqjen e Hoxhajt: “Unifikimi” i PDK-së përjashtoi vlerën kryesore demokratike, konkurrencën e lirë

07/01/2021 22:39
nga:M K

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka kritikuar tërheqjen e Enver Hoxhajt për garën e kryetarit të PDK-së.

Sipas tij, ky i ashtuquajtur unifikim, ka përjashtuar njërën prej pjesëve themeltare të demokracisë, konkurrencën e lirë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Arritja e “unifikimit”, siç paska ndodhur tek strukturat e PDK-se per te shmangur garen per kryetar partie, ka perjashtuar nje nder vlerat themeltare qe promovojne partite demokratike, konkurrencen e lire.
Unifikimi brenda partise, tek partite me demokraci te brendshme ndodhe pas nje konkurrence te hapur rreth individeve dhe vizionit qe dalin fitues nga gara, e jo duke perjashtuar garen.

/GazetaBlic/