Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës pë Demokraci ka reaguar pas vendimit të KGJK -së ku 160 kandidatë në nivel të vendit nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit për shkak të problemeve me ligjin, raporton Gazeta Blic.
Sipas Kryezu në Koosvë nevojitet të ketë një ligj për dekriminalizimin e politikës.
Reagimi i plotë:
160 kandidatë nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin
Kur politikës i mungon etika, atëherë duhet të gjendën mekanizma ligjor për pastrimin dhe dekriminalizimin e politikës. Dekriminalizimi i politikës nuk mund të ndodhë vetëm me heqjen e të drejtës për të garuar, por duhet të trajtohet me ligj të veçante për dekriminalizimin e politikës, sikurse në shumë shtete demokratike. Ne kemi nevojë për një ligj të dekriminalizimit të politikës, përmes të cilit obligohen partitë politike që në kuadër të strukturave të tyre të mos zgjedhin politikanë, të cilët janë të dënuar me vepra penale.
Interpretimi i gjykatës kushtetuese vitin e kaluar dhe pse u zbatua ligjërisht, u përcjellë me shumë kundërshtime politike e publike edhe nuk u zbatua nga subjekte politike. VV-ja atë kohe e kundërshtoi këtë interpretim dhe nuk pranoi t`i zëvendësoj kandidatët të cilët ishin dënuar në tri vitet e fundit dhe ishin shpallur fajtorë për vepra penale.
Sot, jemi në një situatë më të mirë nga viti i kaluar dhe sa i përket zbatimit të interpretimit dhe debatit politik e publik rreth kësaj çështje. Zbatimi i këtij interpretimi i pamundëson 160 kandidatëve të kandidojnë qoftë për kryetar apo këshilltar për kuvende komunale të cilët ishin të dënuar në tre vitet e fundit dhe ishin shpallur fajtor për vepër penale.
FSSHK e quan skandaloz vendimin e Qeverisë për shtesat 60 euroshe


