Lajme

Beqiri pas incidentit në “Kodrën e Trimave”: Prishtina po rikthehet, disa kanë filluar të kenë panik!

07/22/2021 21:18
nga:Y I

Kryetari i Degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka reaguar pas sulmit me vezë të kandidatit për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Përparim Rama.

Beqiri thotë se disa individë të frustruar të cilët brohorisnin ‘Vetëvendosje’ e sulmuan me vezë Ramën.

Ai thotë se ata kanë filluar të kenë panik.

Reagimi i plotë:

Prishtina po rikthehet!

Këto ditë mbajtëm disa takime mjaft të mira në Kodrën e Trimave me Kandidatin për Kryetar të Prishtinës z.Perparim Rama.

I tillë ishte edhe takimi sonte me shumë të rinj dhe të reja dhe qytetar tjerë.

Si duket disa kanë filluar të kenë panikë.

Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre.

Mos të klithin por të punojnë, si duket po harrojnë që janë në pushtet.

Ecim tutje…Arusha nuk tutet me shoshë✌️

Pas sulmit me vezë, vjen reagimi i Përparim Ramës