Zyrtari i LDK-së, njëherësh kanddiat për deputet nga ky subjekt politik për zgjedhjet e 9 shkurtit, Ismet Beqiri, me rastin e 19 vjetorit të ndarjes nga jeta, ka ndarë një kolazh fotografish së bashku me presidetin historitk, Ibrahim Rugova, nga aktivitete të ndryshme.
Beqiri thotë se vitet ikin por mungesa e tij sa vjen e bëhet më e dukshme.
Ai tutje potencon se “Koha po tregon se vizioni i tij është ideali për Kosovën”
“Mençuria, vizioni, guximi, urtësia dhe largpamësia e tij po i mungon dhe do i mungojnë Kosovës përherë. Koha po tregon se vizioni i tij është ideali për Kosovën” shkruan Beqiri raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
19 vite pa Presidentin Historik Dr.Ibrahim Rugova.
Vitet ikin dhe mungesa e tij sa vjen e bëhet më e dukshme.
Mençuria, vizioni, guximi, urtësia dhe largpamësia e tij po i mungon dhe do i mungojnë Kosovës përherë.
Koha po tregon se vizioni i tij është ideali për Kosovën.
Lavdi e përjetshme Presidentit tonë.✌️