Sporti

Ismet Begolli uron Llapin për triumfin në Kupën e Kosovës: Shpresojë të na përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme në Evropë

05/14/2021 18:38
nga:Mergim Rreci

Anëtari i kryesisë së Prishtinës, Ismet Begolli ka uruar klubin e Llapit për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës.

Llapi ka fituar Kupën e Kosovës në ndeshjen ndaj Dukagjinit, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.

Njeriu i cili fitoi të gjithë trofetë me klubin e Prishtinës në të kaluarën gjithashtu shpreson që Llapi të na përfaqësojë denjësisht në Evropë.

Uroj klubin e Llapit për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit. Shpresojë që Llapi të na përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Urime kryesisë, stafit, lojtarëve, tifozëve dhe qytetarëve të Podujevës”, tha Ismet Begolli për “GazetaBlic Sport”

/GazetaBlic/