Sporti

Ismajli pranë rikuperimit, pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Milanit

12/05/2025 17:51
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është shumë pranë rikthimit në fushë, duke lënë pas dëmtimin. Shtypi sportiv italian bën me dije se ai ka mundësi të mëdha të jetë në dispozicon të trajnerit Baroni për sfidën me Milanin.

Mbrojtja ka qenë një nga pikët e dobëta të Torinos këtë sezon dhe me rikthimin e Ismajlit, gjithmonë duke iu referuar shtypit italian, pritet që skuadra të ketë më shumë stabilitet në prapavijë. Trajneri Baroni shpreson që ta ketë plotësisht gati lojtarin kuqezi për sfidën e së hënës.

Ardian Ismajli nuk luan që nga ndeshja me Juventusin për shkak të një problemi muskulor në kofshë. Ai luajti më pas me Kombëtaren shqiptare dhe pas kthimit nga ndërprerja e kampionatit nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik të Torinos.

Titullar kundër Milanit me Torinon pritet të jetë edhe lojtari tjetër kuqezi, Kristjan Asllani.