Sporti

Ismajli mund të largohet nga Empoli, e konfirmon dhe trajneri i ekipit

11/25/2024 23:51
nga:Lorik J

Empoli barazoi mbrëmjen e sotme 1-1 përballë Udineses në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Serie A. Një paraqitje majft të mirë bëri dhe kapiteni i Empolit, shqiptari Ardian Ismajli.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa. Ky i fundit ndalet shumë shkurt te Ismajli, duke theksuar dhe nënkuptuar se shqiptari mund të largohet në janar.

“Ne vazhdojmë të flasim pak për Ismajlin, pasi ekziston rreziku që të mos e gjejmë mes nesh në janar”, është shprehur trajneri i Empolit, duke lënë që të kuptohet se largimi i shqiptarit në janar është shumë i mundshëm.

Kujtojmë që interes për qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare kanë ekipe si Lazio, Juventus, Inter dhe Napoli. Pritet të shihet ku do ta vazhdojë karrierën 28-vjeçari.