Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është vetëm një hap larg transferimit të tij të ri.
Reprezentuesi i Shqipërisë, tashmë ka mbërritur në Torino ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara finalizimit të marrëveshjes me klubin e ri.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë brenda orëve në vijim, duke përmbyllur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 27-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer në Serie A dhe është një prej lojtarëve më të vlerësuar të kuqezinjve në repartin defansiv.
Detajet e marrëveshjes pritet të bëhen publike pas përfundimit të kontrolleve mjekësore, derisa klubi pritës në Torino është gati ta prezantojë zyrtarisht përforcimin e ri.


