Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli ka marrë mbështetje edhe nga biznesmeni Blerim Hyseni.
Hyseni i cili e drejton kompaninë e njohur “Bavaria”, i ka dhënë mbështetje Ismajlit, duke e vlerësuar punën e bërë nga kandidati i PDK-së.
Ndryshe, të dielën kandidati i PDK-së, Naim Ismajli përballet në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Qemajl Aliu.



