Uran Ismajli nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se gjatë kohë së tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka pasur një përvojë të mirë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ismajli ka komentuar përleshjen në Kuvendin e Kosovës në mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit. Ai ka deklaruar se një sjellje e Bislimit si ajo në séance, nuk kishte ndodhur për të parën here.
“Kemi parë një akt dhune nga kryenegociatori Bislimi i cili me të vërtet ka një traditë të sjelljes joaprlamentare. Unë kam qenë vet deputet dhe kam pasur përvojë të keqe gjatë kohës si deputet me të”, ka deklaruar ai.
Ismajli ka deklaruar se sjellje të tilla nga ana e PDK-së nuk do përsëriten më gjersa theksoi se edhe këto të fundit, nuk u bën me dëshirën e bashkëpartikaëve të tij.
Kritika nga ana e Ismajlit pati edhe për kryeparlamentarin Konjufca.
‘E shoh një gabim të Glauk Konjufcës, kryetarit të Kvendit. Mendoj që në kohën kur është dashur shumբ më herët të ia tërhjek vërejtjen Besnik Bislimit, është dashur më herët t’a disiplinoj…nuk e ka të drejtën të sillet si kapadai në Kuvend”, ka deklaruar ai gjersa numëron disa nga deklaratat e Bislimit në Kuvend.
Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.
Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.
Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.
Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.


