Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar për mosvaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19 gjatë ditës së sotme.
Ai ka thënë se për këtë dështim ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të jap përgjegjësi vetë, ose të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët.
Shkrimi i tij i plotë:
Për besë, e tmerrshme. Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit.Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë.
Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi – nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme.Për këtë dështim, Ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje.
LEXO EDHE:
Qeveria i bën thirrje një pjese të qytetarëve: Aplikoni për punësim në ndërmarrje publike