Lajme

Ismaili: Ka analfabetë funksionalë që janë ende në Kuvend të Kosovës

3 ditë më parë
nga:Sh R

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Fisnik Ismaili, deklaroi se kishte hyrë në politikë disi si rastësisht më 2010 pasi po i ndihmonte Shpend Ahmetit në fushatë politike.

Siç u shpreh në emisionin “DPT TE FIDANI”, pasi ishte kyçur në politikë e ka parë veten të rrethuar edhe me njerëz që sipas tij, nuk dinë të shkruajnë.

“Kur hyra brenda e pash që di më shumë se plot njerëz. Ke ende analfabetë funksionalë që janë në Kuvend të Kosovës”.

“Me krejt shpirtin kemi besuar për ndryshimin që ka me ndodh, por pastaj e kupton që disa njerëzve sa më shumë që po i afrohet pushteti, po i dilka ai Hajdari që e ka brenda”, deklaroi Ismaili.