Lajme

Ismaili e PDK: Trusje po, Trust jo

01/19/2023 18:53
nga:Astrit Gashi

Projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk ka kaluar në Kuvend.

E ndaj këtij votimi kundër, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, e cila në një postim në llogarinë e saj, shkurtimisht ka shkruar “Trusje po, Trust jo”.

Kujtojmë se nga 101 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit, 97 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. 55 kanë votuar kundër, ndërsa 42 deputetë kanë votuar në favor të projektligjit.