Lajme

Ismaili: Arben Vitia po i rrezikon të moshuarit me menaxhim të dobët të vaksinimit

05/14/2021 12:01
nga:Y I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se nga salla “1 Tetori”, ku po bëhet vaksinimi i qytetarëve me vaksina anti-Covid, janë duke u shfaqur pamje të këqija.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se grupmosha më e rreszikuar nga ky virus është duke u ballafaquar edhe me rrezikun për tu infektuar me Covid-19.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që sa më shpejtë të menaxhojë situatën.

Postimi i plotë:

Pamje jashtëzakonisht të këqija nga salla 1 Tetori në Prishtinë, ku po bëhet vaksinimi. Është papërgjegjësi e skajshme që grupmoshat më të rrezikuara nga virusi Covid 19, që në fakt kanë shkuar për të marrë ndihmë, t’i përballim me rrezik.

Arben Vitia kërkonte nga Kuvendi dhe qytetarët që t’i besojmë për çështjen e vaksinave. Por besimi qytetar nuk po shpaguhet, pasiqë po shohim që nuk ka llogaridhënie për menaxhimin e dobët dhe as plan për ta tejkaluar kaosin në qendra të vaksinimit.

Ftoj qeverinë që sa më shpejt të menaxhoj situatën dhe të mos rrezikoj shëndetin e qytetarëve tanë.
Videopamjet nga Klan Kosova.