Lajme

Ismail Kadare do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Fushë Kosovës

06/06/2023 12:35
nga:Y I

Panairi i Librit, që filloi nga dita e sotme në Prishtinë, ka sjell edhe shumë autorë në Kosovë.

Një nga ta, i cili do jetë prezent në Panair, është edhe shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare.

Veç panairit, Kadare do të ketë edhe një vizitë në Komunën e Fushë Kosovës.

“Të enjten, Kadare do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Fushë Kosovës” nga Kuvendi Komunal dhe kryetari i Komunës Burim Berisha. Sipas Drejtorit për Kulturë në këtë Komunë, Besnik Shala, ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga ora 11:30.