Sporti

Ismael Bennacer flet para ndeshjes me Napolin: Jam i dashuruar me skuadrën e Milanit

04/11/2023 18:11
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer shpjegon pse është ‘i dashuruar’ me kuqezinjtë dhe thotë se Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron asnjë gabim pasi ‘puna e vështirë sjell rezultate’.

Algjeriani foli në prag të ndeshjes së parë çerekfinale kundër Napolit në San Siro, përcjell GazetaBlic Sport.

Kohët e fundit ai mbajti shiritin e kapitenit, të cilin e përshkroi si një “nder të madh”.

“Do të thotë shumë gjëra sepse Milani është një klub i madh. Si kapiten, njeriu duhet të jetë shembull brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.

“Askush nuk mund të shpjegojë se sa i veçantë është ky klub, ju mund ta kuptoni vetë se ky është një nga klubet më të mëdha dhe unë e kuptoj duke marrë frymë histori të pabesueshme çdo ditë. Kjo është arsyeja pse unë jam i dashuruar me këtë klub”, vazhdoi ai.

Bennaccer vazhdoi të shpjegojë kontributin e Zlatan Ibrahimovic në sukseset e fundit të Milanit, veçanërisht titullin e sezonit të kaluar në Serie A, i pari në më shumë se një dekadë për kuqezinjtë.

“Ai dëshiron që të gjithë të japin gjithçka. Gabimet nuk lejohen. Kemi parë që puna e palodhur sjell rezultate. Ne jemi të përpiktë, përmirësohemi vetëm kur përpiqemi të arrijmë përsosmërinë. Ju nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, edhe nëse nuk varet nga ne. Kështu arrini në majë”, përfundoi Bennacer.

/GazetaBlic Sport/