Kosova dhe Islanda ballafaqohen sonte me fillim nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjes kthyese për promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2:1, teksa kjo duket se e ka detyruar trajnerin islandez të bëjë shumë ndryshime në formacion, përcjell GazetaBlic Sport.
Vetëm pesë lojtarë që kanë nisur ndeshjen e mëparshme janë sot në formacionin startues. Aron Einar Gunnarsson, Guolaugur Victor Palsson, Hakon Arnar Haraldsson, Logi Tomasson dhe Mikael Egill Ellertsson nuk janë sot në formacion.
Hákon Rafn Valdimarsson, Ísak Bergmann Jóhannesson, Sverrir Ingi Ingason, Albert Guðmundsson dhe Orri Steinn Óskarsson ruajnë pozicionet e tyre fillestare.
/GazetaBlic Sport/


