Lajme

Islami: Vizita e Mark Rutte në Kosovë është përkrahje ndaj paqes dhe sigurisë në vendin tonë

03/06/2025 19:16
nga:Genita C

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, ka komentuar mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike, duke theksuar përplasjen mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si një moment kyç që ka nxjerrë në pah vështirësitë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje për paqe në luftën Rusi-Ukrainë.

Islami për GazetaBlic ka theksuar se përpjekjet e Trumpit për të ndërmjetësuar ndaljen e luftës kanë pasur ndikim jo vetëm në rajonin e Europës Lindore, por edhe në marrëdhëniet mes shteteve më të fuqishme të Europës, duke theksuar se ky proces po shoqërohet me krijimin e një rendi të ri botëror.

“Lëvizjet gjeopolitke që kanë ndodhë kohëve të fundit, sidomos përplasja mes presidentit Trump dhe Zelenskyt në zyrën ovale, ka vënë në pah vështirësitë që janë duke dalë në marrëveshjet, apo më mirë të themi përpjekjet e Trumpit i cili po përpiqet të vendos paqe dhe ndaljen e luftës Rusi-UKrainë”, thotë Islami.

“Patjetër që veprimet e Trumpit kanë reflektuar, jo vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe në Evropë, ku kemi parë menjëherë veprimet e shteteve më të fuqishme të Evropës, sepse bota është duke lëvizuar një fillim i rendit të ri botëror”, shtoi ai,

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vizitës së delegacionit të NATO-s në Kosovë, duke e parë atë si një mesazh për përkrahjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Islami ka apeluar që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt dhe të përqendrohen në ruajtjen e stabilitetit, duke shmangur çdo lëvizje që mund të nxisë konflikte të mëtejshme, sidomos në lidhje me Serbinë.

Ai ka paralajmëruar se një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktonte një zgjerim të luftës në Kosovë dhe përtej kufijve të saj.

“Unë besoj që vizita e delegacionit të NATO-s në Kosovë është edhe një përkrahje ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe do të ketë edhe një mesazh për institucionet e Kosovës që të formohen sa më shpejt dhe të jenë të përqendruara të mos nxisin konflikte dhe mos të bëjnë lëvizje të njëanshme, sepse një konflikt i mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, pashmangshëm do të zgjeronte luftën në Kosovë dhe më gjerë”, tha Islami për GazetaBlic.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Rashit Qalaj

Kush mbeti jashtë Kuvendit nga partia e Albin Kurtit?