Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic’ ka folur në lidhje me kërcënimet e presidentit dhe qeverisë serbe për vendosjen e trupave ushtarake serbe në Kosovë.
Islami tha se kjo nuk mundet të ndodhë asnjëherë pasi brenda territorit të Kosovës është aleanca më e fuqishme e botës, NATO.
“Nuk mendoj se do të ketë një eskalim të situatës në Veri duke e ditur faktin që në Kosovë është një lloj protektorati ndërkombëtar. Që nga Pavarësia e Kosovës këtu ka mbetur dhe do të mbesë. KFOR-i është delegat i NATO-s në Kosovë. Ne kemi brenda territorit të Kosovës, Aleancën më të fuqishme të botës, pra NATO-n e cila me Rezolutën 1244 ka mandatin e plotë që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”
Tutje Islami theksoi se përveç Policisë dhe forcave të armatosura, Kosova do të pergjigjej si një popull i tërë që këmba e ushtarit serb te mos hyjë me ne Kosovë
“Në rast se brenda territorit të Kosovës, Policia e Kosovës nuk arrin që ta ruajë rendin dhe ligjin, atëherë me kerkesën e institucioneve të sigurisë të Kosovës i drejtohet KFOR-it dhe ata janë të obliguar që t’i përgjigjen Policisë së Kosovës që ta ndihmojë që të ruajë rendin dhe qetësinë brenda territorit të Kosovës. Pra kjo është arsyeja që nuk pres të ketë eskalim të metutjeshëm të situatës në Veriun e Kosovës, pavarësisht kercenimeve të vazhdueshme nga një Qeveri dhe president i cili ishte pjesë e kabinetit të Sllobodan Millosheviqit . Kemi pastaj dhe deklaratën e Escobar ku thotë se eshte e papranueshme të kerkohet vendosja e trupave serbe në Kosovë. Kjo jo vetëm që është e papranueshme por do të shkaktonte një reagim zinxhiror, jo vetëm nga Policia dhe forcat e armatosura por Kosova do të pergjigjej si një popull i tërë që këmba e ushtarit serb te mos hyjë me ne Kosovë” tha Islami për “Gazeta Blic”


