Sporti

Islami: Ndaj Dritës ishte super derbi, tani duam të ruajmë vendin e tretë – kemi vëmendjen vetëm tek ndeshjet e mbetura

05/15/2023 18:46
nga:L J

Skuadra e Gjilanit dje ka marrë një barazim të vlefshëm ndaj Dritës me rezultatin 1-1 në derbin e “Anamoravës”.

Ky barazim në derbi mund t’i kushtojë shumë Dritës, pasi tani kanë humbur vendin e parë dhe pozicionohen dy pikë para Ballkanit të vendit të parë, dy xhiro pa përfunduar kampionati, shkruan GazetaBlic Sport.

Përparim Islami i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dje, theksoi se derbi ishte fantastik dhe mjaft me tension, teksa shtoi se ishin përgatitur për të marrë tre pikë.

“Ndeshja me Dritën ishte ndeshja ndër më të mirat që kemi bërë, paraqitje shumë e mirë e gjithë skuadrës, jemi angazhuar maksimalisht per t’i arritur tre pikë, por në fund dy skuadrat morëm nga një pikë, ishte një ndeshje me tension – por kjo ndeshje është derbi”, tha fillimisht Përparim Islami për ‘GazetaBlic Sport’

“Në ndeshjet e mbetura do të angazhohemi maksimalisht pra deri në përfundim të kampionatit që ta ruajmë pozitën e tretë në tabelë. Për Europë kemi mu pregadit sa më mirë, por niher kemi ndeshje në kampionat dhe finalen e Kupës së Kosovës, vëmendjen e kemi te këto ndeshje të mbetura, pastaj përgatitëm për Europë”, përfundoi Islami.

/GazetaBlic Sport