Analisti politik, Dardan Islami ka thënë se që nga koha e Nazmi Mustafës e këndej, Prishtina asnjëherë nuk pati kryetar siç shprehet ai, bollduzher që i lëvizë gjërat.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Islami ka thënë se qytetarët e Prishtinë nuk bënë të mashntrohet me vizatime dhe premtime, Prishtinës thotë ai, i duhet një kryetar i guximshëm që e transformon qytetin.
“Prishtina asnjëherë nuk ka pasur kryetar bullduzher që i lëvizë gjërat që nga koha e Nazmi Mustafës, pra këto 21 vite kishte kryetar të pafuqishëm para mafias së ndërtimeve dhe mafiave të tjera, rezultati është zero. Mos u mashtroni me vizatime e premtime, implementimi i projekt-ideve është pothuajse i pamundur nëse nuk zgjedhim kryetar të dëshmuar, që ka guxim për ta transformu qytetin”, ka shkruar Islami.
Postimi pa ndërhyrje:
Edi Drama e filloj karieren e tij politike si kryebashkiak i Tiranes kur ky qytet po fundosej nga ndertimet e egra!
Fatos Nano dhe Ilir Meta e sollen Edin nga Parisi dhe ai konsiderohet si nje nga me te sukseshmit ne rajon ne ate kohe, sepse arriti qe ti rrenoj me qindra objeket pa leje qe e kishin ngulfat Lanen dhe komplet qytetin!
Fshehtesia e suksesit qendrron aty se Edi e kishte shpinen e forte, ushtria ishte gati, i kishte dy politikan te fuqishem pas vetes, dhe te fortit e Tiranes u paluan kur e kuptuan se ai nuk po i rrenote objektet selektivisht, por po i rrenonte te gjitha ato pa leje!
Prishtina asnjeher nuk pati kryetar Bulldozher qe i leviz gjerat, qe nga koha e Nazmi Mustafes, pra kto 21 vite kishte kryetar te pafuqishem para mafise se ndertimeve dhe mafive tjera, dhe rezultati zero!
Mos u mashtroni me vizatime e premtime, implementimi i projekt ideve eshte pothuajse i pamundshem nese nuk zgjedhim kryetar te deshmuar qe ka guxim per ta transformu qytetin!
Shembulli me i keq Sejda per 8 vite shume pak pune, jo pse nuk donte, por nuk mundet secili me u ballafaqu me mafian dhe problemet e qytetit!
Mendoni mire, se nese gabojm perseri rrezik na vje marre me dergu apo me prit naj musafir ne ate qytet te shemtuar, qe ngjan shume me vete kryetaret e mehershem!
Bashkupunimi dhe koalicioni i partive mund te sjell mrekulli, veq e veq problem! Prapa shume premtimeve te bukra, rrezik do te perfundojm me më shume beton dhe kaos!
Mos i hani foret e njejta se ju myt lemza!
#mosutut


