Sporti

Islami: E kemi nisur mjaft mirë kampionatin, jemi optimist për trofe

08/27/2023 13:45
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës e ka nisur mirë sezonin e ri dhe pas tri xhirove numëron dy fitore dhe një barazim.

Prishtina ka bërë disa ndryshime në këtë merkato – por që lojtarët janë ambientur dhe ekipi po përformon mirë në fushat e blerta.

Një nga afrimet e reja tek Prishtina është edhe Drilon Islami, i cili thotë se po ndihet shumë mirë tek ekipi më i madh kosovar, ndërsa shton se janë optimist për trofe këtë edicion.

“Po kemi filluar mjaft mirë kampionatin. Tek Prishtina po ndihem shumë mirë, jam ambientuar me shokët e ekipit shumë shpejtë. Sa i përket ekipit, jemi mjaft optimist këtë sezon që të fitojmë trofe”, tha fillimisht Islami për ‘GazetaBlic Sport’.

Islami realizoi dje golin e parë me fanellën e Prishtinës – pasi realizoi ndaj Malishevës në fitoren 3-1.

“Është ndjenjë mjaft e mirë të shënosh golin e parë për Prishtinën. Për mua ishte një moment mjaft i veçantë që do ta mbajë mend”, përfundoi ai.

Prishtina në xhiron e ardhshme do të ballafaqohet me Llapin.

/GazetaBlic Sport