Lajme

Ishujt Orkney të Britanisë dëshirojnë t’i bashkohen Norvegjisë

07/02/2023 20:11
nga:G B

Ishujt Orkney mund të ndryshojnë statusin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar apo edhe të bëhen një territor vetëqeverisës i Norvegjisë sipas propozimeve të reja.

Një mocion do t’i shkojë këshillit britanik javën e ardhshme për “format alternative të qeverisjes së ishullit”.

Stockan tha për BBC Radio Scotland se kishte shumë zona ku Orkney ishte “dështuar tmerrësisht” nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe skoceze.

Këshilli i Ishujve Orkney votoi në vitin 2017 për të parë nëse ishujt mund të kishin autonomi më të madhe, shkruan BBC.