Sporti

Ishujt Faroe vlejnë 3.48 milionë euro, Shqipëria favorite, fitorja është detyrim

06/19/2023 15:46
nga:Lorik J

Ndaj Moldavisë 3 pikët ishin jetike, por Shqipëria jo vetëm që doli me pikë të plota, por shfaqi dhe një futboll tërheqës, një futboll sulmues, duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.

Sigurisht, Moldavia nuk është testi real për kuqezinjtë, por presioni ishte i madh pasi çdo përfundim tjetër do të ishte një zhgënjim. Ndaj Moldavisë, Sylvinho arriti t’u merrte më të mirën disa individëve si Nedim Bajrami dhe Jasir Asani, ndërsa nuk u dha asnjë shans rivalëve për t’i bezdisur në prapavijë.

Me këtë paraqitje, e para në shtëpi, Sylvinho, mbi të gjitha, fitoi tifozët, në “Air Albania” u krijua një atmosferë fantastike. Të gjitha këto detaje pozitive mund të bëhen “nul” nëse Shqipëria nuk fiton të martën, në transfertë përballë Ishujve Faroe.