Sporti

Ishte tallur keq me Maguire, deputeti ganez i kërkon falje mbrojtësit anglez

11/23/2023 15:56
nga:Mergim Rreci

Deputeti ganez Isaac Adongo u bë i famshëm në dhjetor të vitit të kaluar kur bëri një analogji origjinale në parlamentin e vendit. Adongo e krahasoi nënpresidentin ganez, Mahamudu Bawumia, përgjegjës për ekonominë, me Harry Maguire, i cili u kritikua shumë në atë kohë te Manchester United.

Tani ai i kërkoi falje lojtarit, gjë që u pranua edhe publikisht nga qendërmbrojtësi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka një lojtar të Anglisë që quhet Harry Maguire. Ai shihej si mbrojtësi më i mirë në botë dhe Manchester United e bleu atë, por ai u bë kërcënimi më i madh për mbrojtjen e United. Në këtë vend kemi një Maguire ekonomik, i cili është bërë rrezik për qëllimin tonë”, tha ai në atë kohë, duke qeshur shumë në parlament.

Tani, Isaac Adongo ka kthyer kritikat e tij, por vetëm për Maguire, duke i kërkuar falje lojtarit për krahasimin. Nga ana tjetër, Bawumia nuk i ka shpëtuar kritikave të mëtejshme. “ Tani i kërkoj falje Harry Maguire. Ai është një lojtar transformues, ka kthyer faqen dhe tani shënon edhe gola për Manchester United. Ai është një lojtar kyç. Sa i përket ‘Maguire tonë’, ai ecën në korridoret e Fondit Monetar Ndërkombëtar me një gotë në dorë.

Sa i përket vetë lojtarit, gjithçka ishte në rregull: “Pranoi faljen. Shihemi së shpejti në Old Trafford.”

/GazetaBlic Sport/