Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali është gati të rikthehet në fushë në ndeshjen e raundit të dytë të Carabao Cup kundër Nottingham Forest.
Mesfushori italian u dënua me 10 muaj nga Federata Italiane e Futbollit për thyerjen e rregullave të basteve në Itali. Kjo e detyroi atë të humbasë shumicën e sezonit të tij të parë në Angli.
Por Tonali tani është sërish i lirë dhe foli për mediat e klubit se si e trajtoi periudhën e pezullimit, duke zbuluar: “Ishte shumë, shumë, shumë e vështirë në tetor, nëntor, dhjetor, tre muajt e parë. Tani e ndjej se është një kohë e re. Është një pikë tjetër në jetën time.
“U ktheva në Itali 16 herë, 16 takime me federatën, me fëmijë dhe ishte shumë e rëndësishme për mua.Unë nuk kam probleme që kanë njerëzit normalë.
“Njerëzit më kanë ndihmuar mua, psikologu im dhe lojtarët e rinj në Itali. Kam folur me shumë njerëz në Itali për terapinë. Unë dua të ndihmoj njerëzit në më shumë vështirësi se unë. Unë jam shumë me fat. Unë mund të luaj tani, dhe jeta ime është e njëjtë, luaj një lojë dhe kthehem në jetën time. Për njerëzit normalë kjo mund të ndryshojë jetën përgjithmonë.
“Jam i lumtur sepse kjo është hera e parë në 10 muaj që mund të luaj. Ndihem mirë, sepse e di që ekipi dhe tifozët ishin këtu me mua. Nuk kam qenë kurrë vetëm në këto muaj.”
/GazetaBlic Sport


