Elijona është njëra ndër banorët më të komentuara sa i përket edicionit të katërt të Big Brother Vip Kosova.
Ajo që nga hyrja u përball me paragjykime, nisur nga fakti se ishte 18 vjeçare kur u bë pjesë e asaj shtëpie, për të kaluar më vonë tek secila sfidë që ajo e pati në jetë duke u komentuar, gjykuar e kështu me radhë.
Por, për herë të parë sonte në Prive KlanKosova ka vendosur të reagoj babai i Elijonës, e të flasë më shumë mbi vajzën e saj.
Ai foli po ashtu edhe për emocionet që pati kur pa vajzën e tij me fustan nusërie.
Ishte shumë e bukur, ju përgëzoj shumë… jo vetëm unë si prind, por atë ditë më kanë thirrur shumë njerëz që kanë qajtë, sigurisht nga gëzimi”, tha babai i Elijonës.

