Paul Pogba është në fund të kontratës me Manchester United dhe fati më i mundshëm do të jetë një rikthim në Juventus, por sipas gazetës britanike Times , francezi ishte shumë pranë kalimit tek Manchester City.
Mesfushori 29-vjeçar thuhet se e ka kthyer mbrapsht dhe ka hequr dorë nga ideja nga frika e një hakmarrjeje të mundshme nga tifozët e Manchester United, me të cilët Pogba kishte pasur një marrëdhënie të trazuar vitet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester City ishte i gatshëm të mbulonte kërkesat e pagave të francezit, i cili në Etihad do të kishte mundësinë të riniste një karrierë me shumë ulje-ngritje gjatë qëndrimit të tij në Old Trafford.


